Mblidhen pesë komisione parlamentare – Shqip

by admin
Spread the love

Sot gjatë ditës do të mblidhen pesë komisione parlamentare.

Tri komisionet e para mblidhen në ora 09:00.

Më poshtë mund të gjeni se cilat komisione do të mblidhen dhe çfarë do të shqyrtojnë.

Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë cakton organizimin e punëtorisë së radhës së Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:00)

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton raportin plotësues për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 09:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin plotësues me rekomandim për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 09:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton raportin plotësues për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, nga Komisioni funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti; (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 09:15)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me rekomandime për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 09:30)

Lexo lajme interesante

You may also like