Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Kadilli e zbulon: Ja se kë votova për kryetar

by admin
Spread the love

Fatbardh Kadilli, kandidat për kreun e PD në zgjedhjet e zhvilluara në qershor të 2021 përballë Lulzim Bashës, ka komentuar mbrëmjen e sotme mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Kadilli tha se pozicionin që ka zgjedhur nuk do e ndryshojë, pavarësisht nëse dëgjohet ose jo. Ai u shpreh se nuk do të marrë funksione ekzekutive në PD.

“Jam i votuar nga delegatët për Këshillin Kombëtar. Sot ne votuam për kryetarin e Këshillit Kombëtar. Edi Paloka ka deklaruar hapur se ka futur duart në procesin zgjedhor në qershor 2021 dhe unë kam votuar për kandidaturën e zonjës Qirici”, tha Kadilli. Ai shtoi se sot po prodhojmë atë PD që ka qenë edhe më parë.

You may also like