Mbledhja e BDI-së, Musa Xhaferi: Do të shohim pas një jave kush do të qesh

by admin
Spread the love

Para Mbledhjes së Kryesisë së re të BDI-së, ku ministrat, zëvendësministrat dhe sekretarët shtetërorë nga radhët e kësaj partie duhet të japin llogari për punën e tyre Musa Xhaferi e Izet Mexhiti në një deklaratë për media Mexhiti tha se është mirë që është rikthyer debati në BDI, ndërsa Xhaferi tha se do të shofim se kush do të qesh në fund.

“Gjithë performanca është e dobët përveq që Maqedonia në politikë të jashmte ka pas sukses kurse resorët ekonomik janë të dëshiruar përshkak performancës do të kërkojmë të ketë lëvizje pozicionesh” tha Musa Xhaferi.

Ndërsa nënkryetari i kësaj partie Izet Mexhiti para mbledhjes së partisë deklaroi se është i kënaqur që është rikthyer debati në BDI.

“Është mirë që është rikthy debati brenda BDI janë themeluar organet urojmë që të ketë debat tamam gabim do të jetë tendenca që të jenë formale sot BDI, është ajo të cilën e duam dhe e njohim ku ka pas debate të ashpra se tendenca ka qenë të përmisohemi vet e të mos na përmison populli”, tha Mexhiti.

Xhaferi i pyetur nga gazetari i KlanM se pasi pati mundësi ta reformon BDI kur ai kishte mundësi dhe nuk e bëri atë, e tani do ta bënë edhe pse është në fund të karierës politike, Xhaferi tha se “Ne nuk e reformojmë ne bëjmë debat dhe respektojmë programin e statusin e BDI-së”.

You may also like