Mbikëqyra s’është dëshmi që ka meritokraci – Shqip

by admin
Spread the love

Thirrjet e institucioneve të Kosovës që ndërkombëtarët ta monitorojnë përzgjedhjen e rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës, njohësit e arsimit po e vlerësojnë si kredibilitet më të madh në këtë proces.

Por sipas tyre jo gjithmonë mbikëqyrja nga palët e treta, nënkupton që procesi është meritokratik.

Drejtori i Institutit EdGuard Rinor Qehaja, tha se shpreson që të gjithë institucionet e përfshira në procesin e përzgjedhjes së rektorit të ri, të instalojnë mekanizma që garantojnë një proces meritokratik në përzgjedhjen e tij.

Ai tha se mbikëqyrja e procesit të përzgjedhjes së rektorit nga ndërkombëtarët është e mirëseardhur dhe se e rrit validitetin e këtij procesi.

Qehaja shtoi se nga praktikat e kaluara është dëshmuar se jo gjithmonë mbikëqyrjet nga jashtë janë meritokratik.

“Transparenca dhe llogaridhënia në përzgjedhje të rektorit të ri është domosdoshmëri dhe përgjegjësi e institucionit të Universitetit të Prishtinës po edhe gjithë hisedarëve të tjerë. Po shpresoj që të gjithë se bashku të instalojnë ata mekanizma që na garantojnë një proces meritokratik të përzgjedhje së rektorit të ri të UP-së, me shpresë që rektori në ardhje të bëjë atë ndryshimin e pritur për një cilësi më të rritur të studimëve”, tha ai.

“Mbikëqyrja e këtij procesi nga palë të treta përfshi këtu institucionet ndërkombëtare ofron kredibilitete më të madh, por të njëjtën kohë u rikujtoj që llogaridhënie e vërtet është ajo e instaluar brenda institucionit kështu që më rëndësi është që të kemi një proces meritokratik të përzgjedhjes brenda institucionit, ndërkaq çdo mbikëqyrje nga palë të treta pa dyshim që e rrit pastaj edhe validitetin e këtij procesi”.

“Jo gjithherë mbikëqyrja nga palët e treta, nënkupton që procesi është meritokratik. Na është dëshmuar nga e kaluara që përkundër mbikëqyrjes  shpesh here është procedurale, përzgjedhja pastaj ka qenë e ndikuar dhe jo meritokratike. Pra kjo është një grackë që shumë lehtë mund të bien institucionet”.

Dibran Hoxha, nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) tha për Shqip se me shqetësuese është fakti më përbërjen e Këshillit Drejtues (KD) se sa procesi i përzgjedhjes.

Sepse sipas tij, edhe rektori i ri që do të përzgjidhet ai prapë do të raportoj të KD-ja që ka në përbërje plagjiatorë e njerëz jo kompetent më pozitën që kanë.

“Jemi tejet të shqetësuar për përbërjen aktuale të Këshillit Drejtues, para se të shkojmë të procesi që do të ndodh ta marrim shkakun që prej fillimit. Përbërja aktuale e KD me Selim Bezeraj plagjiatorë dhe Rifat Krasniqin person që nuk është kredibil për pozitën që e mban, vet procesi është problematik. Do të thotë çfarë do monitorimi i jashtëm nuk e shpëton përbërjen aktuale skandalozë të këshillit drejtues. Edhe emri që do të vije me këtë përbërje do të jetë shumë problematik sepse do ti raportoj këshillit drejtues në përbërje me Bezerajn dhe Krasniqin”, tha ai.

Ai shtoi se si organizatë kanë frikë nga rezultatet që do të dalin nga përzgjedhjen e rektorit të ri, raporton EO.

“Ta shohim rezultatin, ndikimet politike ose jo, varet edhe kush do të ije në atë pozitë ne do ta monitorojmë nga afër emrat dhe do ta shohim punën e tyre akademike, por prapëseprapë përbërja aktuale e KD është skandaloze edhe kemi frikë se edhe rezultati do të jetë i tillë”, tha ai.

You may also like