Mbi 95 për qind e subjekteve afariste përdorin kompjuterë në punën e tyre, mbi 50 për qind kanë ueb faqe

by admin
Spread the love

Mbi 95 për qind e subjekteve afariste në vend përdorin kompjuterë në punën e tyre, ndërsa mbi 50 për qind kanë ueb faqe, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë.

Sipas këtyre të dhënave, 96,4 për qind e subjekteve afariate këtë vit kanë përdorur kompjuterë, ndërsa akses me shtrirje të gjerë në internet përmes lidhjes fikse kanë 91.6 për qind e subjekteve afariste me dhjetë ose më shumë të punësuar.

Nga numri i përgjithshëm i subjekteve afariste, 52,5 për qind kanë ueb faqe ose faqe kryesore.

Lidhur me e-tregtinë, 14,7 për qind e subjekteve afariste me e-shitje kanë marrë dërgesa përmes rrjeteve kompjuterike, ndërsa 14,3 për qind kanë marrë për mallra ose shërbime përmes ueb shitjes.

MARKETING



You may also like