Mbi 7000 viktima që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love

Të dhënat e fundit nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se deri më 21 tetor, në Maqedoninë e Veriut vaksinuar mbi 800.000 qytetarë, përkatësisht 767.800 qytetarë janë rikvasinuar. Gjithashtu 5 mijë qytetarë e kanë pranuar dozën e tretë anti-covid.

“Popullata mbi 40 vjet është vaksinuar 54%, ndërsa 33% e personave 18-39 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës”, thonë nga MSH.

Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38 për qind e gjithë popullatës në Maqedoninë e Veriut është vaksinuar, ndërsa 35% kanë pranuar dy doza të vaksinave.

 

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 199.057 persona, ndërsa prej tyre 185.931 janë shëruar dhe 7.019 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 6.107.

Ndërkaq, Shkupi mbetet qyteti me më së shumti raste aktive ose me 3.082, ndërsa më pas vjen Kumanova me rreth 500 pacientë, Velesi me 297 raste dhe Prilepi 243 raste aktive. /SHENJA/

Lajme interesante

You may also like