Mbi 55% e qytetarëve mbështesin masat kundër krizës – Shqip

by admin
Spread the love

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në rrjetin social Facebook ka shkruar se mbi 55% e qytetarëve mbështesin masat kundër krizës, përcjell KlanM.

“Masat e marra nga Ministria e Ekonomisë po japin rezultat. Mbi 55% e qytetarëve në disa nga anketat e kryera mbështesin masat antikrizë të Qeverisë”, tha Kreshnik Bekteshi.

Sipas të dhënave më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, inflacioni në shtator u ul në 6,6%, krahasuar me 8,3% në gusht 2023.

Rënie e kostos së jetesës në muajin shtator, sipas të dhënave të Entit të Statistikave, krahasuar me muajin gusht është shënuar në rubrikën e ushqimeve dhe pijeve.

You may also like