Mbi 50 mijë viktima në Turqi e Siri, tërmetet lanë pa strehë 1.5 milionë banorë

by admin
Spread the love

Mbi 50.000 ka shkuar numri i viktimave si pasojë e tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë dy javë më parë.

Tërmetet e 6 shkurtit, prej 7.8 dhe 7.5 ballësh, kanë marrë jetën e 44.218 personave në Turqi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu, që ka cituar agjencinë shtetërore të fatkeqësive.

Në Sirinë fqinje, numri i viktimave deri më tani është 5.900.

Që prej tërmeteve të 6 shkurtit, sipas agjencisë turke të fatkeqësive natyrore, janë regjistruar mbi 9.000 pasgoditje. Pothuajse 530.000 persona janë evakuuar nga zonat e prekura nga tërmetet në Turqi.

1.5 milion persona kanë mbetur të pastrehë, sipas Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara. Mbi 160.000 ndërtesa me 520.000 apartamente janë shembur ose janë dëmtuar rëndë nga tërmetet e 6 shkurtit.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është zotuar se do të rindërtojë të gjitha shtëpitë brenda një viti, edhe pse ekspertët kanë paralajmëruar se autoritetet duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi sigurisë së ndërtesave sesa shpejtësisë së ndërtimit të tyre.


Top Channel

You may also like