Mbështetës i gjenocidit në Gaza! – Shqip

by admin
Spread the love

Rashida Tlaib, gruaja e parë palestinezo-amerikane në Kongres, akuzoi presidentin Joe Biden për mbështetjen e “gjenocidit” kundër palestinezëve dhe paralajmëroi për pasojat në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, raporton Reuters.

Në një video të postuar në X, e njohur më parë si Tëitter, kongresmenja demokrate nga Michigani përsëriti thirrjet e saj që Biden të mbështeste një armëpushim në konfliktin gati njëmujor midis Izraelit dhe Hamasit.

“Joe Biden mbështeti gjenocidin e popullit palestinez,” tha Tlaib në video, e cila tregonte imazhe të të vdekurve dhe të plagosurve nga bombardimet në Gaza, demonstratat pro-palestineze në të gjithë Shtetet e Bashkuara, Biden duke deklaruar mbështetje për Izraelin dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Uashingtoni ka mbajtur mbështetje të fortë ushtarake dhe politike për Izraelin, ndërsa teorikisht i kërkon aleatit të tij të ndërmarrë hapa për të shmangur vdekjet e civilëve dhe për të zgjidhur krizën humanitare në Gaza. Por fakti se në realitet asgjë nuk ndryshon dhe genocide vazhdon, tregon se tjetër janë fjalët e tjetër veprat në terren.

“Populli amerikan nuk do të harrojë. Biden, mbështesni armëpushimin tani ose mos llogarisni tek ne në 2024,” tha Tlaib dhe shtoi:

“Zoti President, populli amerikan nuk është me ju për këtë. Ne do ta kujtojmë këtë në 2024,” shtoi ajo. /tesheshi.com/

You may also like