Mbështetën “Foltoren” e Berishës, drejtuesi i PD në Tiranë heq të gjithë anëtarët e degës, për të ruajtur “unitetin e partisë”

by admin
Spread the love

Një veprim sa qesharak dhe tragjik, tregon gjendjen e rënduar në PD dhe se çfarë po ndodh me drejtuesit e degëve, të cilët po heqin të gjithë anëtarët e tyre nga grupet e komunikimit në WhatsApp, pasi janë mbështetës të foltoreve të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nga një denoncim që ka mbërritur në redaksinë e SyriTv, dallohet se si kryetari i Degës Nr. 4 në Tiranë Ervin Goxhaj, ka hequr nga grupi në WhatsApp të gjithë anëtarët e shtabit, me të cilët ka punuar në zgjedhjet e 25 prillit dhe ka lënë vetëm veten dhe 2 persona. Të larguarit, kryetarë seksionesh dhe grupseksionesh, janë identifikuar si pro-Foltores dhe mbi ta kanë nisur ndëshkimet e para, duke i përjashtuar nga grupet e WhatsApp-it fillimisht.

Pra, aktualisht kjo është dega e PD te Njësia Nr.4, kryetari i saj Goxhaj dhe dy anëtarë të tjerë, tre veta në total. Pjesa dërrmuese e strukturës janë në mbështetje të lëvizjes së Berishës.

Edhe njëherë kjo tregon se në çfarë derexheje ka arritur lidershpi aktual i PD, ku për të mbajtur pozitat e veta, janë të aftë të shkarkojnë dhe përjashtojnë të gjithë demokratët të cilët mbështesin foltoren e cila i ka zgjuar nga gjumi letargjik që i kishte mpirë prej 8 vitesh nën drejtimin e Bashës.

Lajme interesante

You may also like