Mbase vërtet unë e kam ndrydhur dhe nuk po e lë të jetë vetvetja – Shqip

by admin
Spread the love

12:17 | 28 Tetor 2021

Marrëdhënia kaq shumë e komentuar mes Fifit dhe Granitit duket se ka zhvillime të reja.

Ish-futbollisti u izolua në Dhomën e Dënimit, së bashku me 5 konkurentë të tjerë për shkak të thyerjes së rregullave të vendosura nga “Vëllai i Madh”.

Pas përfundimit të këtij “dënimi” ishte Fifi e cila tentoi të zbulonte nëse Graniti kishte reflektuar për lojën apo raportin me këngëtaren.

Këtij kurioziteti ajo i dha një përgjigje e cila mund të ndryshojë rrjedhën e lojës.

“Pashë një Granit komplet ndryshe, e dija që do hynte aty brenda bashkë me Semin. Mbase vërtet unë e kam ndrydhur dhe nuk po e lë të jetë vetvetja“, i tha Fifi-Monikës.

You may also like