Mbappe tregon prapaskenat: Refuzova Realin sepse ma kërkoi Macron

by admin
Spread the love

Në një intervistë të dhënë për “New York Times”, sulmuesi i PSG-së Kylian Mbappe ka treguar se sa vendimtar ka qenë presioni i presidentit të Francës Emmanuel Macron në vendimin për të qëndruar në Paris.

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të flisja me presidentin për të ardhmen time, për të ardhmen e karrierës sime, është diçka e pabesueshme, një çmenduri.

Më tha: ‘Dua që të qëndrosh. Nuk dua që ti të ikësh tani. Je shumë i rëndësishëm për vendin’. Kur ta thotë presidenti këtë, sigurisht që është diçka që ndikon”, ka thënë Mbappe, duke treguar se përse nuk u transferua te Reali i Madridit këtë  verë. / Oversport.tv

Foto: psg.fr

You may also like