Mbappe sqaron zgjedhjen e tij: Vendosa me zemër, besoj te projekti i ri

by admin
Spread the love

Nasser al-Khelaifi dhe Kylian Mbappé kanë dalë në një konferencë për shtyp për të shpjeguar arsyet që çuan në rinovimin e kontratës së sulmuesit francez me Paris Saint-Germain.

“Ishte një vendim i vështirë. E dija që duhej të flisja, por kisha nevojë për kohë. Të gjithë e dinë që doja të ikja një vit më parë, ishte vendimi më i mirë. Kësaj radhe konteksti ndryshon, është diçka personale, si francez, duke parë rëndësinë që kam në vend.

Të largohesha në këtë mënyrë…Ana sentimentale, por edhe projekti i ri sportiv ndryshuan shumë gjëra. Fuqi të plotë? Unë jam futbollist, nuk kam role të tjera dhe nuk dua të kem”, ka thënë Mbappé.

Kur vendosi-“Kam një javë që kam vendosur, por e kam mbajtur sekret edhe në dhomat e zhveshjes sepse doja që të ishte një surprizë për të gjithë. Mora vendimin dhe më pas fola në telefon me Florentino Perez. Bënë gjithçka, maksimumin e tyre dhe unë kam respekt për presidentin. Mora një vendim personal, më i miri për mua. Tani do të përqendrohem te ky projekt i ri, te kjo erë e re. Nuk e di ku do të jem pas tre vitesh, di vetëm që historia ime këtu nuk ka përfunduar”.

Roli i Messi dhe Neymar- “Jam një lojtar i PSG-së. Ishte një vendim i imi dhe askush nuk duhej të më bindte. Duhet të kemi durim me Messin, sepse është vitit i tij i parë në Francë. Neymar u dëmtua por nuk ka dyshime për cilësitë e tij. Shiriti i kapitenit? Kapiten është Marquinhos, nuk kam kërkuar gjë”. / Oversport.tv

Foto: Paris Saint-Germain Twitter

You may also like