Mbappe para ndeshjes me Barçën: “Është koha për lojtarë të mëdhenj – jam i përgatitur dhe nuk do të fshihem”

by admin
Spread the love

Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ka komentuar se çfarë pret nga çerekfinalja e Champions League të mërkurën (10 prill) kundër Barcelonës.

“Ka ardhur koha për lojtarë të mëdhenj dhe unë jam i përgatitur për këtë. Si zakonisht, nuk do të fshihem,” tha sulmuesi francez për Telefoot.

Mbappe theksoi edhe objektivat për PSG-në deri në fund të sezonit: “Çdo vit kjo periudhë është një pikë kthese. Kur të vijë fundi i muajit prill, ne do të kemi një referencë më të qartë për sezonin që mund të bëjmë”.

PSG dhe Barça zhvillohen të mërkurën nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport

You may also like