Mazzarri në mbrojtje të Osimhen: Mos i ushtroni presion, Victor gabon prej nervozizmit,

by admin
Spread the love

Ishte padyshim protagonisti absolut, në fitimin e “Scudetto”-s, së tretë në historinë e “Bluve” të Napoli. “Bomberi” nigerian, Victor Osimhen nuk po arrin dot të gjejë formën e edicionit të kaluar, këtë sezon, teksa deri më tani ka arritur të shënojë vetëm 8 gola e të dhurojë 3 asistime, përgjatë 18 ndeshjeve të para me kampionët në fuqi të Italisë.

Performanca të tilla, nuk mund t’i shpëtonin “syrit” të kritikëve, të cilët menjëherë kanë filluar “sulmi” mbi 24-vjeçarin, mirëpo këtë herë në mbrojtje të sulmuesit ka dalë tekniku i tij, Ëalter Mazzarri, i cili gjatë konferencës për shtyp, në prag të sfidës, ndaj Monza-s është shprehur se Osimhen po gabon vetëm prej nervozizmit.

“Të gjithë e prisnin që Osimhen të shndërrohej në një lider, por është moment i vështirë. Prej kur është rikthyer nga dëmtimi është kritikuar edhe pse shumë pak topa kanë shkuar në zonën e tij. Ndoshta tani i peshon pak edhe përgjegjësia duke qenë se në sezonin e kaluar shkëlqeu, ka më shumë presion mbi shpatulla. Po gabon prej nervozizmit. Unë e fal, por kjo jo sepse jam i mirë, por sepse ai duhet mbrojtur”,- u shpreh tekniku italian. /i.m /abcnews.al

You may also like