Mazuti lirohet për një denarë, çmimet e benzinës dhe të dizelit mbesin të njëjta

by admin
Spread the love




Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE) kumtoi se ka marrë vendim me të cilin ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,43 për qind në krahasim me vendimin më 11 maj.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU ulet për 1.154 den/kg dhe tani do të jetë 52,694 den/kg. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT (D-E V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri ( EL-1) nuk ndryshojnë.

EUROSUPER BS-95 do të shitet për 90,50 denarë për litër.

EUROSUPER BS-98 do të shitet për 92.50 denarë për litër.

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 87.00 denarë.

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 5.00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 52.694 (denarë/kilogram)


You may also like