Maya ka të njëjtin shqetësim për djalin ashtu si të gjithë nënat – Shqip

by admin
Spread the love

Maya është shumë e rezervuar për jetën private, por e ftuar sot në “ABC e Mëngjesit”, këngëtarja ka folur si rrallëherë për të birin. Maya tha se është një nënë e rreptë dhe ashtu si çdo nënë ka merak ta lërë djalin me dikë prandaj e merr me vete kudo, përveçse në koncerte e në këto raste e ndihmon bashkëshorti.

“Jonas 3 vjeç e gjysmë si uragan. Unë kur kam qene i vogël kam qenë shumë fëmijë i urtë. Ai është shumë me temperament, vetëm lëviz, uragan. Kam shumë frikë te njerëzit, nuk kam asnjë grua, vetëm e çoj në kopsht. Kam edhe bashkëshortin që më ndihmon.

Unë jam më e rreptë ndoshta jo direkt po i them jo për një gjë. Problem është që kur kam filluar aktivitete e kam kohën e kufizuar dhe im shoq është më tolerant, bëje i thotë, po kjo nuk më pëlqen. Unë e dua shumë, por mundohem të jem korrekte me të.

Me vete në koncert nuk e marr dot se është e pamundur. Vetëm në raste se kam familjarët e mi e marr. Por natyrisht kam tim shoq që më ndihmon. Megjithatë, problemi është vetëm kur jam jashtë vendit”, u shpreh këngëtarja.

You may also like