Mavraj, thirrja e fundit! Ish-lojtari i kombëtares: Gati të rikthehem po më deshi Reja

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mërgim Mavraj është një prej ikonave të përfaqësueses sonë në periudhën më të artë të saj dhe kapiteni i dyte i ekipit qe u kualifikua ne kampionatin europian të 2016-s.

Sot, i tërhequr nga futbolli aktiv ish-mbrojtësi kuqezi ka filluar të mendojë për të ardhmen e tij ne pankine.

“Në momentin që jam nuk e kam ndarë mendjen. Unë si lojtarë kam njohur vetëm topin, kurse tani kemi ato strukturat e ekipit, licensimet që nuk kuptohen kur je lojtar dhe shumë shpejt e gjykon punën e njerëzve që merren me këtë punë. “- tha Mërgim Mavraj

Aktualisht Mavraj nuk ka ende një kontratë me një klub për sezonin e ri pasi mbylli atë kontratën e vitit të shkuar me Mynch në Ligën e tretë gjermane.

“Nuk ngela pa kontratë se nuk gjeta ekip por ngela pa kontratë se nuk kisha atë vullnet për një detyrë të caktuar me dhënë gjithçka. Pa e pasur këtë pasion unë nuk futem në asnjë detyrë.”- tha Mërgim Mavraj

Edhe pse dy vite nga vendimi që ka marrë për t’u tërhequr nga ekipi përfaqësues Mavraj e ka një peng.

“Isha mësuar me luajtur me kombëtaren me muzikë shqiptare, me tifozët kuqezi në stadiumin plot dhe se të vjen fundi në këtë mënyrë ka qenë shumë e mërzitshme.“- tha ish-lojtari i kombëtares Mërgim Mavraj.

Sa i përket situatës aktuale të ekipit tonë kombëtarë dhe mungesës së rezultateve ish-kapiteni kuqezi thekson.

“8 vite që skuadra ka filluar të përmirësohet por normalisht që aty do të ketë ndonjëherë edhe disa tronditje që janë shumë normale, sepse smundesh të jesh gjtihmonë vetëm në ngritje, nuk ka mundësi… por gjëja kryesore është të futesh në fushë me vetbesim me krenari.”- tha Mërgim Mavraj.

Në prag të dy ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve përfaqësuesja kuqezi është në alarm dëmtimesh, kryesisht në mborjtje dhe Mavraj pak me humor e pak seriozisht thote se eshte gati, kurdo ta therrasin

“Bëhem unë për të luajtur… nuk është problem…”- tha Mavraj

Por edhe po nuk luajti me futboll, Mavraj e gati planin b ose me sakte planin boks.

“Edhe boksin, por kam 3 vjet që merrem me të…e kam mësuar, por diplomën nuk besoj se e marr në këtë botë…ndoshta në botën tjetër…”- tha Mërgim Mavraj


Top Channel

You may also like