Matthijs de Ligt: Rëndësi kanë 3 pikët dhe jo loja e bukur

by admin
Spread the love

Gjatë muajve të kaluar është folur shpesh për një lamtumirë të mundshme në verë, por më pas Matthijs de Ligt bëri për vete Juventusin me paraqitjet e tij, duke qenë një nga protagonistët kryesorë në ringritjen e skuadrës së Massimiliano Allegrit.

“Gjëja më e rëndësishme për mua është fitorja. Te Juventusi nëse fitojmë 1-0 dhe luajmë keq, sinqerisht mendoj se të gjithë janë të lumtur. Nëse luan mirë dhe humbet 2-1, atëherë nuk je i lumtur”, ka thënë holandezi.

“Çdo skuadër ka një ADN, që është e ndryshme në çdo klub. Cilësia më e madhe është të kuptosh se nuk duhet të jetë gjithçka gjithmonë e bukur. Bëhet fjalë për fitoren.

Ky është mentaliteti i Juventusit. Nuk ka rëndësi nëse luan mirë, rëndësi kanë vetëm 3 pikët. Hap pas hapi kuptojmë se çfarë pritet nga ne”, ka vazhduar mbrojtësi bardhezi.

Megjithëse konsiderohet si një nga më të mirët në rolin e tij, de Ligt është i vetëdijshëm se ka vend për përmirësim: “Mund të përmirësohem. Për shembull Chiellini tani është 37 vjeç. Në këto momente luan sikur po lexon një libër, di gjithçka. Edhe unë kam mësuar, eksperienca më ka ndryshuar”. / Oversport.tv

You may also like