Mashtrimi me Call Center/Gjykata le në burg izraelitin, liron operatorët

by admin
Spread the love

Kronikë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU

Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masat e sigurisë për 35 të arrestuarit për mashtrim kompjuterik, rreth tre ditë më parë.

Sipas “News24”, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për izraelitin Refael Genish dhe ekspertin e IT Eljon Firani.

Ndërsa për 33 personat e tjerë janë vendosur masa më lehtësuese, si masë “Arrest shtëpie” dhe “Detyrim” paraqitjeje.

Të premten Policia e Tiranës tha se organizatori i mashtrimit kompjuterik ishte shtetasi izraelit.

Operacioni policor i koduar “Komunikimi” ka evidentuar aktivitetin kriminal, që kishte të bënte me mashtrimin e shtetasve të huaj në BE./Opinion.al

You may also like