MASH: Paga më të larta për profesorët e“Shën Kirili dhe Metodi”

by admin
Spread the love

Punonjësit në universitetin më të vjetër shtetëror “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup nga ky muaj do të marrin paga më të larta mesatarisht për rreth 22 për qind, ndërsa në formë retroaktive do t’ju paguhet edhe dallimi për muajin janar, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Në kumtesën dërguar mediave MASH-i bën të ditur se me këtë fillon plotësimi i detyrimit të shtetit e cili del nga marrëveshja kolektive individuale i këtij institucioni të arsimit të lartë të nënshkruar më 29.12.2022, ndërsa i cili do të fillojë të zbatohet prej datës 1.1.2024.

“Gjithsej 3000 profesorë, asistentë, administratorë dhe persona teknikë do të fillojnë të marrin vlerë më të madhe personale në bazë të pagës për 22%, ndërsa rritje shtesë për përqindje të caktuar do të ketë edhe nga muaji mars, kur është paraparë dhe rritja e pagës minimale në vend. Bëhet fjalë për detyrim konform marrëveshjes kolektive individuale ndërmjet Lidhjes së Sindikatave të punonjësve të UCM-së dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si themelues i Institucionit të Arsimit të Lartë, ndërsa qëllim i të cilës është avancimi i të drejtave, mundësive dhe gjendjes materiale të punonjësve të universitetit”, informoi Ministria

Sipas MASH-it, zbatimi i marrëveshjes pritet që ndjeshëm të rrisë motivimin për punë dhe cilësinë e procesit mësimor-shkencor, në interes të studentëve dhe krijimit të gjeneratave më cilësore të cilët në mënyrë të suksesshme do të integrohen dhe udhëheqin me proceset shoqërore.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në koordinim me institucionet tjera kompetente, do të angazhohet për avancimin e të drejtave të punonjësve në arsimin e lartë dhe shkencën që të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërsa prioritet do të jetë inkurajim i lidhjes së marrëveshjeve të reja kolektive me universitetet e tjera”, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

MARKETING



You may also like