Masat nga BE-ja të largohen sa më parë, pasi Kosova i mundësoi zgjedhjet – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi dështoi iniciativa për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat veriore. Pasi pjesëmarrje në votime ishte e ulët.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shkarkimi i kryetarëve aktual dhe mbajtja e zgjedhjeve kanë qenë kriter kyq për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të cilat kreu i ekzekutivit i quan si të padrejta.

Kurti kërkon që këto masa të largohen sa më parë – pasi Kosova i mundësoi zgjedhjet.

“Mundësimi i shkarkimit të kryetarëve aktual dhe mbajtja e zgjedhjeve për shkarkim ishin kriter kyç për largimin e masave ndaj Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian. Këto masa të padrejta, pas votimit të sotëm, duhet larguar sa më parë”, ka shkruar Kurti ndër tjerash në Facebook.

You may also like