Masakrat e civilëve, Netanyahu: Egërsia më e madhe që nga Shoah, “gafa” që bëri Hamasi

by admin
Spread the love

Egërsi si kjo nuk ishte parë që nga Shoah, deklaroi kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu duke iu referuar emrit zyrtar me të cilin Izraeli përcakton tragjedinë që populli hebre përjetoi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Egërsi si kjo nuk ishte parë që nga Shoah, deklaroi kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu duke iu referuar emrit zyrtar me të cilin Izraeli përcakton  tragjedinë që populli hebre përjetoi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Dhe në të vërtetë, Hamasi duket se po përpiqet me çdo kusht ta propagandojë sa më fort dhunën e tij. Mes 200 të vdekurve në Kfar Aza, 40 ishin fëmijë. Një televizion izraelit flet për fëmijë të moshave nga 2 deri në 5 vjeç të gjendur me kokë të prerë. Kanë djegur shtëpitë për t`i detyruar njerëzit të dilnin jashtë e më pas, për t`i masakruar.

“Këto janë gjërat më të tmerrshme që bëhen në një luftë. Kjo nuk është as luftë tamam, kjo është masakër”, thotë gjenerali izraelit Itai Veruv. Rrëfimet e të mbijetuarve dhe ato të të afwrmve të personave të rrëmbyer, janë rrëqethëse.

 “Më e keqja nga të gjitha është ndjesia se je krejtësisht i pashpresë, ti nuk di asgjë çfarë ka ndodhur me fëmijët e tu. Mos e dhentë Zoti të kenë vdekur, por në qoftë ashtu, të paktën të kesh mundësi t`i japësh një varr. Ne jemi në një gjendje tmerri, nuk e dimë a janë gjallë apo jo”, shprehet babai i dy fëmijëve të rrëmbyer, Itzik Hor.

Vdekja e një gjysheje që transmetohet drejtpërdrejt në rrjetet sociale, militantë që njoftojnë izraelitët se të afërmit e tyre janë vrarë ose video poshtëruese të pengjeve. Ekspertët thonë se kjo bëhet me qëllim. Dhuna është emëruesi i përbashkët në shumë foto dhe video të tjera të përhapura në internet nga Hamasi ose mbështetësit e tij që nga e shtuna.

“Është e qëllimshme, synimi është të krijojë një ndjesi dobësie, paralize dhe poshtërimi,” thotë Michael Horowitz, një analist sigurie i firmës Le Beck International. Edhe pamjet më të rënda janë bërë virale, përfshirë pamjet e trupit pjesërisht të zhveshur të një gruaje në një kamion, ndërsa burra të armatosur bërtasin. Por duke postuar këto video, Hamasi ofron gjithashtu provat më të qarta të krimeve të këtij grupi.

“Hamasi dhe mediat e tjera palestineze të lidhura ose jo me të, po ofrojnë prova për krime lufte”, thonë ekspertet. Grupi militant konsiderohet si organizatë terroriste nga SHBA dhe Bashkimi Evropian që pas bombardimeve vetëvrasëse në vitet 1990 dhe 2000.


Top Channel

You may also like