Masa të reja Qeveritare për të amortizuar largimin e fuqisë punëtore – Shqip

by admin
Spread the love

QYRA: QEVERIA TË MOS VAZHDOJË ME NGRIRJEN E ÇMIMEVE

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore kërkoi masa të reja nga Qeveria në drejtim të liberalizimit të tregut të fuqisë punëtore në rajon.

Të ulen kontributet për pagat në mënyrë që të mos importojmë punëtorë nga Turqia e Nepali, të rriten kuotat, të liberalizohet tregu i punës në rajon, të rritet paga mesatare, janë disa nga kërkesat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, njofton KlanM.

Sipas tyre, edhe pse në tri vitet e fundit kanë diplomuar 15.000 studentë, ka mungesë të fuqisë punëtore në hoteleri, turizëm dhe ndërtimtari.

”Një ndër prioritetet të cilët mendojmë që është alarm për momentin është fuqia punëtore, fuqia punëtore e cila ne RMV çdo ditë po zbrazet nga të rinjtë dhe kështu që pëson biznesi. Në këtë drejtim ne kërkojmë që prioritet i qeverisë të jetë liberalizimi i tregut të fuqisë punëtore siç është bërë me Serbinë dhe Shqipërinë, kërkojmë të jetë edhe me Kosovën për arsye se kemi nevojë për një liberalizim të tillë” – tha Mendi Qyra, kryetar i OEMVP-së.

OEMVP-ja, sic njofton KlanM, kërkon të ndërpritet “ngrirja” e çmimeve dhe të intervenohet me aktivizimin e rezervave shtetërore, me uljen e taksave dhe të TVSH-së.

“Si pakë e veçantë që është tani është edhe ngrirja e çmimeve që behët nga Qeveria, OEMVP-SË është gjithmonë që të funksionoje ekonomia e lirë e tregut e cila është bazë kryesore për realizimin e çmimeve në treg, ne jemi që gjithmonë të mbisundojë oferta dhe kërkesa dhe nuk jemi për ngrirjen e çmimeve në mënyrë të centralizuar për arsye se shkakton dëm në tregun e lirë” – tha Mendi Qyra, kryetar i OEMVP-së.

Ndryshe, importi i fuqisë punëtore po bëhet realitet edhe në Maqedoninë e Veriut. Disa agjenci, sic percjell KlanM, rekrutojnë punëtorë të huaj që janë të interesuar të punojnë në vendin tonë, kurse sic njoftohet ka interesime nga Nepali, Pakistani dhe Filipinet.

Një ofertë nga Nepali, sic percjell KlanM, ka marrë edhe pronari i një fabrike tekstili në Sveti Nikollë, Angjel Dimitrov. Ai në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA ka bërë thirrje që gradualisht të liberalizohet tregu i punës me qëllim që të mundësohet qasja më e lehtë për punëtorët e huaj. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

You may also like