Masa kujdesi për Latasin dhe Lazarovin – Shqip

by admin
Spread the love

Gjykata Themelore Penale Shkup ka urdhëruar masa kujdesi ndaj gazetarit Dragan Pavloviq Latas dhe Jutjuberit Stefan Lazarov në lidhje me aktakuzën e propozuar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup për veprën penale “përhapje e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik”.

“Pas pranimit të aktakuzës, është formuar lënda me K. nr.457/23, i cili sipas sistemit AKMIS është caktuar për procedim të mëtutjeshëm nga gjyqtari i Departamentit Penal për të Rritur, i cili duke vepruar sipas propozimit për përcaktimin e masave të kujdesit ndaj dy personave ka marrë vendim me të cilin respektohet propozimi i PTHP Shkup dhe të pandehurit D.P.L. i caktohet masë parandaluese për shkak të prezencës së të pandehurit e ajo është – Konfiskimi i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit, gjegjësisht ndalim për dhënien e tij dhe ndalim për kryerjen e disa aktiviteteve të punës lidhur me veprën penale, gjegjësisht ndalim për paraqitje publike që nxisin përhapjen e materialeve raciste dhe ksenofobike, të pandehurit S.L. gjithashtu i caktohet edhe masa e kujdesit për shkak të prezencës së të pandehurit, dhe atë – Ndalimi i kryerjes së disa aktiviteteve të punës lidhur me veprën penale, përkatësisht ndalimi i paraqitjeve publike që nxisin përhapjen e materialeve raciste dhe ksenofobike”, citohet në kumtesën e sotme të Gjykatës Themelore Penale Shkup.
Nga atje theksojnë se kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej tri ditësh pas pranimit në Gjykatën e Apelit në Shkup.

Latas, duke u shfaqur në një intervistë si podkast në kanalin Jutjub të Lazarovit, të publikuar më 14 shkurt, foli për përvojën e tij seksuale në adoleshencë me një të dashur, ndërsa promovonte sjellje të dhunshme. Intervista ngjalli një sërë reagimesh në opinion dhe Prokuroria Themelore Publike formoi një lëndë.

You may also like