Marseille e shikon me dylbi PSG-në, Lille mposht Lyon në transfertë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Marseille ka bërë një tjetër hap fals. Barazimi 1-1 me Troyes e mban 15 pikë larg PSG-së së vendit të parë, ndërkohë që e gëzon vetëm barazimi i Nice pa gola kundër Strasbourg.

Goli i Payet sot me penallti nuk pati vlerën e tre pikëve, pasi vendasit e Troyes barazuan me anë të Touzghar në minutën e 90-të të ndeshjes. Marseille sheh tani pranë edhe Rennes, që ka 4 pikë më pak pasi mundi sot 4-2 në transfertë ekipin e Montpellier.

Një nga ndeshjet më të rëndësishme në Ligue 1 sot ishte ajo mes Lyon dhe kampionëve në fuqi të Lille, që përfundoi me rezultatin minimal 0-1.

Një gol i Gudmundsson në minutën e 35-të të ndeshjes vendosi gjithçka. Lyon shënoi me Paqueta, por VAR ia anuloi golin pë faull.

Tani skuadra e Lille me këtë fitore  i afrohet me katër pikë zonës euro, që do tentojë me ngulm ta kapë deri në fund të këtij sezoni futbollistik  / oversport.tv

Foto: Olympique de Marseille, Twitter

You may also like