Marseille 0-2 Clermont/ Elbasan Rashani kompleton 82 minuta në fitoren e skuadrës së tij – me këtë botë vlerësohet paraqitja e tij

by admin
Spread the love

Marseille është mundur në shtëpi me rezultatin 0:2 nga Clermont, në takimin e vlefshëm për raundin e 25-të të Ligue 1.

Të dytët në renditjen e elitës së futbollit francez nuk ia dolën të shfrytëzonin këtë takim për t’u afruar më shumë, me kryesuesit, që janë Paris Saint-Germain, pas humbje së turpshme të këtyre të fundit me rezultatin 3-1 ndaj Nantes.

Në këtë takim titullar ishte edhe futbollisti i Kosovës, Elbasan Rashani që luajti 82 minuta dhe tregoi një paraqitje solide, ku edhe në fund të takimit u vlerësua me notën 7.0, nga ‘SofaScore’.

Pas këtij takimi Marseille qëndron në kuotën e 46 pikëve në vend të dytë, plot 13 më pak se PSG-ja e vendit të parë, teksa Clermont qëndron në pozicionin e 15-të me 27 pikë të grumbulluara në 25 ndeshje. 

You may also like