Marrëveshja për dokumentat mes Kosovës dhe Serbisë, reagon Lulzim Basha

by admin
Spread the love

Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve, bëri të ditur shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell. Kjo marrëveshje nënkupton se Serbia, pas 11 vjetësh, do të ndalë së lëshuari dokument për hyrje-dalje për shtetasit e Kosovës, kur ata hyjnë në territorin e saj.

Së fundmi një reagim ka ardhur nga ish lideri i opozitës shqiptare Lulzim Basha, i cili shprehet se ky është një lajm i mirë për të dy vendet. Basha shton se Kosova e pavarur është realitet i pamohueshëm.

Sipas Lulzim Bashës, dialogu dhe bashkëpunimi mes Kosovës dhe Serbisë si dy vende te pavarura i kontribon paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik në rajonin tonë.

Reagimi i Bashës:

“Marrëveshja e sotme është lajm i mirë për qytetarët e 🇽🇰 dhe 🇷🇸. Mirënjohje për kontributin e 🇺🇸&🇪🇺! 🇽🇰 e pavarur është realitet i pamohueshëm. Dialogu dhe bashkëpunimi mes 🇽🇰 dhe 🇷🇸 si dy vende te pavarura i kontribon paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik në rajonin tonë.” tha ai.

Lexo lajme interesante

You may also like