Marrëdhënia me Luizin, Armaldo dhe Nita i japin disa këshilla Kiarës

by admin
Spread the love

Kiara, Nita dhe Armaldo kanë biseduar së bashku për marrëdhënien e saj me Luizin.

Kiara: E përqafova e putha, ama i thash gjërat nuk ndryshojnë me buton. E kam një fije dyshimi prapë dhe kam të drejtë ta kem. Do e shoh në vazhdim si do sillet. Jam lënduar goxha dhe nuk po më kalon lehtë.

Nita: Do i’u ndihmojë të ulni pritshmëritë për njëri tjetrin sa jeni këtu brenda. Kur të jeni jashtë të jepni maksimumin tuaj.

Armaldo: I gjithë problemi tek ju është njohja. Në një format të tillë nuk kushtohet e gjithë vëmendja juaj tek njëri tjetri.

Këtu do apo nuk do, shikon një veprim të kot dhe mërziteni me njëri tjetrin, ndërkohë që jashtë nuk do ta kesh një veprim të tillë. Nuk doja ta thoja në prime, por Nita dhe Olta e ndezën zjarrin më shumë për situatën tuaj.

You may also like