Marotta qetëson Inzaghin, midis yjeve të siguruar është edhe Kristjan Asllani

by admin
Spread the love

Beppe Marotta i ka premtuar Simone Inzaghit një ekip pretendent për titull për sezonin e ardhshëm ku nuk do të mungojnë edhe afrimet e reja. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, zikaltrit tashmë kanë mbyllur marrëveshjen me dy lojtarë në projektimin që kanë për të ardhmen.

Bëhet fjalë për yllin kuqezi Kristjan Asllani dhe mbrojtësin e Cagliarit Raul Bellanova. Marotta i ka siguruar Inzaghit se këto marrëveshje janë arritur dhe pas përfundimit të kombëtareve ata do të hedhin edhe firmën në kontratë.

Por nëse këta lojtarë do të flasin më shumë për të ardhmen, e kundërta ndodh për dy afrime të tjera. Për Mkhitaryan gjithçka është e kryer duke i vendosur Inzaghit në dispozicion një zëvendësues për Hakan Calhanoglu, ndërsa armeni do të shtonte edhe fantazinë në ekipin zikaltër.

Nga ana tjetër, ëndrra e madhe quhen Paulo Dybala, që në fakt më shumë se një ëndërr, është thjesht çështje kohe që të veshë fanellën e Interit. Të reja priten edhe në aksin Londër-Milano ku po shihet me vëmendje situata e Romelu Lukaku te Chelsea.

Largimet e sigurta ndërkohë janë Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez. Gjithashtu, pritet të sistemohen edhe Roberto Gagliardini, Stefano Sensi dhe Andrea Pinamonti. Në shqyrtim është edhe e ardhmja e Stefan De Vrij, kontrata e të cilit skadon pas një viti. /oversport.tv

You may also like