Marotta: Objektiva e Interit nuk ndryshojnë, Pirlo blerja më e mirë që kam bërë

by admin
Spread the love

Beppe Marotta nuk ka asnjë dyshim se cili duhet të jetë fokusi i Interit nga tani deri në fund të sezonit dhe nuk shfaqet i shqetësuar për gjendjen e formës së skuadrës, edhe pse kanë marrë 6 pikë në 6 ndeshjet e fundit.

“Momentet e vështira nuk ndikojnë në objektivat, që mbeten kampionati dhe fitorja e Kupës së Italisë”, tha drejtori ekzekutiv zikaltër para studentëve të Masterit në Menaxhim Sporti të Akademisë RCS.

Më pas Marotta foli për sistemin e futbollit në përgjithësi, duke shpjeguar se “ai duhet të reformohet, duke filluar nga organet vendimmarrëse në të cilat Serie A ka një peshë të caktuar, pavarësisht se është forca lëvizëse”. Ai gjithashtu mbështeti funksionin social të sportit dhe sipas mendimit të tij “duhet të ketë një ministri të përkushtuar për sportin.”

Ish-drejtori i Sampdorias dhe Juventusit ka folur edhe për blerjet e mëparshme në karrierën e tij, duke rrëfyer se blerja e tij më e rëndësishme “edhe për sa i përket drejtimit ishte Pirlo”. /oversport.tv

You may also like