Marotta: Mund të apelojmë dënimet e Inzaghit dhe Bastonit

by admin
Spread the love

Pak minuta para fillimit të sfidës së Kupës së Italisë, Inter-Roma, mendja e drejtuesve zikaltër është akoma tek derbi kundër Milanit.

Veçanërisht tek pasojat që ka lënë ajo sfidë, pasi Gjykatësi sportiv ka skualifikuar me dy ndeshje Bastonin dhe me një ndeshje trajnerin Inzaghi.

Administratori i deleguar i zikaltërve, Beppe Marotta pranon mundësinë e apelimit të këtij vendimi:

“Duhet të analizojmë me detaje raportin e gjykatësit sportiv, pastaj të vendosim se çfarë do të bëjmë. Por kjo nuk duhet të shërbejë si alibi. Humbëm ndeshjen dhe duhet të dimë të menaxhojmë edhe momentet e pakëndshme.

Duhet të përmirësohemi edhe në menaxhimin e situatave të komplikuara”, ka thënë Marotta. / Oversport.tv

You may also like