Marotta: Duhet të besojmë deri në fund, jemi të kënaqur me Inzaghin

by admin
Spread the love

CEO i Interit, Giuseppe Marotta, foli për Mediaset pak minuta para fillimit të ndeshjes në Anfield kundër Liverpool-it. Ai u ndal kryesisht tek situata e ekipit, si dhe dha përshtypjet e tij për punën e bërë deri tani nga Simone Inzaghi.

“Po flasim për një detyrim nga ana jonë për të besuar deri në fund. Ne duam t’u japim kënaqësi këtyre tifozëve të shkëlqyer që kanë ardhur deri këtu. Do të jetë e vështirë, por ne duam të besojmë deri në fund”.

ZHANG NË STADIUM- “Ka një ekip në fushë dhe një tjetër jashtë. Të qenit këtu është një dëshmi e dashurisë për të qëndruar pranë ekipit. Të gjithë së bashku duam të sfidojmë një ekip shumë të fortë”.

DYBALA- “Tani për tani ka një finale sezoni që na gjen të zënë në të gjitha frontet. Të gjithë jemi të fokusuar në këto gara, në kohën e duhur do të fokusohemi në tregun e transferimeve”.

MILAN- “Ylli i dytë në fanellë është padyshim një qëllim, megjithëse ambicioz. Por Milani është gjithashtu favorit. Ishte dhe është edhe sot.”

INZAGHI- “Ai erdhi tek Interi në një moment të vështirë, trashëgoi fitoren e një kampionati dhe nuk ishte e lehtë. Sot ai është lider i kësaj skuadre për të gjitha qëllimet që ka. Jemi në tre gara, kemi fituar një Superkupë. Jemi vërtet shumë të kënaqur me të dhe ai është shumë i lumtur që është me ne”. /oversport.tv

Foto: inter.it

You may also like