Marotta: Duhet një organikë e pasur, sa mirë që luajmë me Milanin kaq shpejt

by admin
Spread the love

Është hedhur kalendari i Serie A për sezonin 2022/2023, një turne që do të transmetohet ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. Interi do të mundohet që të rimarrë titullin, që kampionatin e kaluar u fitua nga rivalët e Milanit.

“Do të jetë një kampionat i pazakontë, sepse deri në 15 nëntor do të luhen 15 javë, pa harruar ndeshjet e Champions League. Duhet të bëjmë llogari për sa i përket përgatitjes. Organika duhet të jetë e madhe, kjo është diçka e sigurt”, ka thënë administratori i deleguar i zikaltërve, Giuseppe Marotta.

“Kalendari asimetrik premton një finale spektakolare. Për ne është diçka e bukur që derbi kundër Milanit vjen menjëherë, sepse të dyja skuadrat janë në formën optimale.

Duhet të jemi të qëndrueshëm në merkato, jo vetëm Interi por të gjithë klubet. Duhet të rikuperojmë vlerat tona, pas një goditje të madhe ekonomike”, ka thënë drejtuesi i Interit. / Oversport.tv

Foto: inter.it

You may also like