Maroku mbyll pjesën e parë në sulm, shtylla shpëton Francën

by admin
Spread the love

Franca dhe Maroku përballen mbrëmjen e sotme për të përcaktuar finalisten tjetër të Botërorit Katar 2022, e cila bashkë me Argjentinën do të diskutojë trofeun mbrëmjen e të dielës.

Francë – Marok 1-0 (Theo 5′)

44′ – Pranë barazimit Maroku, por shtylla shpëton Lloris dhe Francën…

36′ – Sërish e rrezikshme Franca, por fillimisht Mbappe e më pas Giroud gabojnë në finalizim, duke mos shënuar dot golin e dytë…

17′ – Pranë golit të dytë Franca me Giroud, por goditja e sulmuesit ndalet nga shtylla e Bono…

8′ – Reagon Maroku dhe i shkon pranë barazimit, por Lloris fluturon dhe grushton topin, duke shmangur golin…

5’ – Goooool. Zhbllokon shumë shpejt Franca dhe është Theo Hernandez që ndëshkon Marokun. Pas një aksioni me protagonist Griezmann, Mbappe provon të gjejë portën, por topi devijohet dhe shkon te Theo, që me një goditje perfekte, e dërgon në rrjetë.

Deschamps nuk ia del të rikuperojë dy titullarë të rëndësishëm si Upamecano dhe Rabiot, të cilët zëvendësohen nga Fofana dhe Konate, ndërsa Maroku do të provojë të bëjë një tjetër surprizë, këtë herë përballë kampionëve në fuqi të botës.

Formacionet zyrtare:


Top Channel

You may also like