Marini: Stadiumi do të jetë plot, klubet italiane të hedhin sytë nga talentet e Partizanit

by admin
Spread the love

Drejtori sportiv i Partizanit, Elton Marini ka dhënë një intervistë për “tuttomercatoweb” ku ka folur për miqësoren Shqipëri-Itali.

“Stadiumi do të jetë plot, sepse këtu ka shumë tifozë të Italisë. Do të jetë një ndeshje shumë e ndjerë, jo vetëm për afërsinë gjeografike mes dy vendeve. Serie A është shumë e ndjekur këtu në Shqipëri, edhe për shkak të lojtarëve kuqezi që militojnë në kampionatin italian. Reja ka sjellë eksperiencën e tij të gjatë dhe ka vazhduar projektin për të rinovuar skuadrën. Në përgjithësi ka sjellë rezultate të mira, ndonëse kërkesat janë gjithmonë të larta.

Katër lojtarë të Partizanit në kombëtare? Është një krenari për klubin që Reja ka grumbulluar 4 lojtarët tanë, pasi kjo tregon punën e mirë që kemi bërë këtë sezon. Dy sulmuesit tanë, veçanërisht Skuka, që ka edhe pasaportë franceze mund të jetë një alternativë shumë e mirë edhe për klubet italiane.

Por edhe kapiteni ynë, Bitri, Hadroj dhe Cara kanë merituar këtë ftesë në kombëtare. Bitri ka eksperiencë ndërkombëtare pasi ka luajtur jashtë, Skuka është formuar në Francë si futbollist, ndërsa Hadroi dhe Cara vijnë nga ekipet tona zinxhir”, ka thënë Marini. / Oversport.tv

You may also like