Mariçiq nga Luksemburgu: Të dhënat statistikore do të jenë pjesë e rëndësishme e procesit negociues

by admin
Spread the love




Është duke u zhvilluar takimi shpjegues i skriningut për kapitullin e Statistikave, në të cilin ekipi RMV-së ndjek prezantimet për legjislacionin statistikor dhe standardet e BE-së në këtë fushë, njoftoi zv. kryeministri, Bojan Mariçiq, përmes profilit të tij në Facebook.

“Të dhënat statistikore do të jenë pjesë e rëndësishme e procesit të negociatave sepse do të duhet të tregojmë se si zbatohet legjislacioni i harmonizuar në praktikë.

Maqedonia e Veriut ka arritur një nivel të caktuar të përputhshmërisë, gjë që konfirmohet edhe në Raportet. Regjistrimi i kryer me sukses, sipas metodologjisë dhe standardeve të Eurostat-it, pas dy dekadash, është një konfirmim i zbatimit të legjislacionit përkatës statistikor në legjislacionin tonë kombëtar, duke punuar së bashku me Komisionin dhe Eurostatin.

Pas pilot-regjistrimit të Bujqësisë, i cili u krye në qershor 2022, në përputhje me metodologjinë në përputhje të plotë me Rregulloren IFS nr. 2018/1091, është planifikuar regjistrim të Bujqësisë për tetor 2023”, thotë Mariçiq.


You may also like