Marco Asensio i jep tre pikë të mëdha Realit – Myrto Uzuni debuton me fanellën e Granadas

by admin
Spread the love

Real Madridi është mjaftuar me një gol në përballjen ndaj Granadas (1-0) në Estadio Santiago Bernabeu.

Mysafirët e nisën më mirë takimin dhe rrezikuan përmes Antonio Puertas në minutat e para, mirëpo Thibaut Courtois reagoi për t’ia mohuar golin.

Gjatë fraksionit të parë një mundësi të mirë e pati edhe Myrto Uzuni, mirëpo goditja e tij ishte në qendër duke ia mundësua portierit të Los Blancos që të bënte një pritje komode.

Pas një shansi të pakonvertuar në minutën e 61-të, Marco Asensio ia doli të bëhej protagonist në minutën e 74 duke pranuar një top nga Eder Militao dhe duke goditur në mënyrë fantastike nga jashtë zonës.

Falë këtij triumfi, Real Madridi është shkëputur me gjashtë pikë nga përcjellësi i parë në La Liga, Sevilla.

Granada mbetet në pozitën e 16-të në renditje me gjashtë pikë larg zonës së rrezikut për të rënë nga liga.

You may also like