Maqedonia me ndihmë shtesë për Turqinë, dhjetëra ushtarë nisen drejt zonave të prekura nga tërmetet

by admin
Spread the love





Armata e Maqedonisë së Veriut bën të ditur se edhe 36 pjesëtarë të Armatës janë nisur drejt zonave të prekura nga tërmeti në Turqi, shkruan TV21. Anëtarët e batalionit të specializuar për kërkim-shpëtim janë nisur sot drejt Turqisë nga kazerma “Ilinden”.

“Ekipi i ushtrisë shkon pas vendimit të Qeverisë për dërgimin e ndihmës shtesë, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërkohë, ekipi i ushtrisë, i cili ndodhet në qytetin e Kahramanmarash, është angazhuar në vazhdimësi në kërkimet në terren, për gjetjen dhe nxjerrjen e të mbijetuarve të mundshëm, të cilët ndodhen në rrënojat e shkaktuara nga tërmetet katastrofike”, thonë nga Armata./tv21.tv







Artikulli paraprakHaradinaj: S’duhet fajësuar Kurtin për Asociacionin – atë e trashëguam
Artikulli tjetërA ka lidhje tërmeti në Shqipëri me atë në Turqi? Përgjigjet sizmiologu




You may also like