Maqedonia e Veriut me 5 linja të reja ajrore, ja destinacionet

by admin
Spread the love




Maqedonisë së Veriut do t’ju shtohen edhe 5 linja të reja ajrore. Dy kompanitë e transportit ajror, “LUFHANZA” e Gjermanisë dhe “WIZZ-AIR” e Hungarisë, me mbështetjen e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, kanë vendosur linja të reja ajrore për në Gjermani, Luksemburg, Austri dhe Slloveni.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski, deklaroi se këto linja është planifikuar të prezantohen nga 1 nëntori i këtij viti. Boçvarski tha se sa i përket subvencioneve, mbështetja financiare është për tre vjet.
“Ne kemi ofruar destinacione të reja për qytetarët tanë. Lufhanza do të fluturojë nga Shkupi në Frankfurt 10 herë në javë. Kjo linjë është adresuar që nga 23 prilli i këtij viti. Besojmë se ka një rëndësi të madhe për shtetin por edhe qytetarët sepse aeroporti në Frankfurt është një nga më të mëdhenjtë në Evropë dhe lidhet me destinacionet ndërkombëtare. “Wizz-air” ka dorëzuar këto destinacione Shkup – Shtutgart, Shkup-Luksemburg, Shkup-Salzburg, Shkup-Ljubljanë, për të cilat ka pasur interesim të madh nga qytetarët dhe komuniteti i biznesit. Në këto destinacione janë planifikuar tre fluturime në javë”, ka deklaruar ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoja Boçkvarski, raporton SHENJA.
Ndërkaq, kryeministri Dimitar Kovaçevski, theksoi mbështetja totale për kompanitë ajrore është 5 milionë euro për tre vjet.


You may also like