Maqedoni, 50.909 denarë shpenzimet minimale për një familje në muajin janar

by admin
Spread the love





Shpenzimet minimale për një familje katër anëtarëshe në shkurt ishin 50.909 denarë (826 euro), tregojnë analizat që sot i publikoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Sipas të dhënave të shportës konsumatore sindikaliste, që e përpunon LSM, pjesa më e madhe ose 19.379 denarë (314 euro) shpenzohen për ushqim dhe pije, ndërsa 13.306 denarë (216 euro) për shpenzime komunale. Për transport minimum nevojiten 3.679 (59 euro), ndërsa për produkte higjienike 3.154 denarë (51 euro).

Në krahasim me janarin e këtij viti, shporta konsumatore sindikaliste është rritur për 110 denarë.







Artikulli paraprakVrasja në Shkup, nuk dihen autorët dhe motivet




You may also like