Maqedoni, 42 gjoba për transportuesit e nxënësve

by admin
Spread the love





MPB informon se sot (02.03.2023) në periudhën nga ora 12.00 deri në ora 16.00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll aksionar i automjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve.

Gjatë kontrollit janë konstatuar 42 kundërvajtje në trafik.

“Kontrollet e qarkullimit për të rritur sigurinë e nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe në këtë mënyrë të gjithë së bashku kontribuojmë në rritjen e sigurisë së fëmijëve dhe të gjithëve ne”, thonë nga MPB Maqedoni.







Artikulli paraprakPSG kërkon marrëveshje të re për Messin
Artikulli tjetërSpasovski tregon deri ku janë hetimet për kërcënimet e rreme me bombë




You may also like