Maqedonasi tentoi të arratisej nga burgu austriak, por iu këput litari

by admin
Spread the love
Screenshot

 

Ishte një skenë si nëpër filma që mund ta kishte planifikuar mafia. Skena të tilla nuk janë parë në këtë rrethinë asnjëherë

Siç zbuloi gazeta “Krone”, tentativa për arratisje në Andreas-Hofer-Strasse, e planifikuar me saktësi ushtarake, fillimisht shkoi sipas skenarit, transmeton portali Shtegu. Një veturë kishte ardhur përpara kompleksit të godinës së burgut, e cila ishte e siguruar me tela me gjemba. Brenda pak sekondash, dy persona të maskuar dolën nga automjeti.

Urdhri: Një shtetas i Maqedonisë së Veriut i burgosur për shkak të tentativës për vrasje duhet të tërhiqet mbi mur me litar. Por ky plan shkoi tmerrësisht keq, pasi litari u këput!
I burgosuri ra përtokë brenda burgut dhe u plagos rëndë. Gardianët e burgut i kanë shkuar në ndihmë të arratisurit të dështuar. Ai u shtrua në spitalin shtetëror St. Pölten dhe u trajtua në një mjedis mjekësor urgjent.

Dy ndihmësit e tij të arratisjes (me sa duket bashkatdhetarë) u larguan. Një kërkim i menjëhershëm për bashkëpunëtorët fillimisht rezultoi i pasuksesshëm.

You may also like