Mandi Nishtullës zbulon lidhjen me Florianin që ka kënduar ‘Ngjyra e kuqe’

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Këngëtari i njohur i muzikës tallava, Mandi Nishtulla ishte i ftuar së fundmi në emisionin “D-Night” në Rtv Ora, me Dajana Shabanin. Si rrallëherë, artisti rrëfeu detaje nga jeta e tij personale, duke treguar se ka qenë i varur nga droga, si edhe ka folur rreth familjes së tij të madhe.

Mandi rrëfeu se ka pasur disa partnere gjatë jetës së tij dhe ka nëntë fëmijë, prej të cilëve, gjashtë janë djem dhe tre janë vajza, ndërsa i konsideron si pasurinë e tij më të madhe.

“Pasuria ime e vërtetë janë fëmijët e mi. Unë kam tre vajza, që kam fituar xhenetin nga i madhi zot, edhe me dy fitohet por kam tre vajza dhe 6 djem. Unë i kam me shumë bashkëshorte. Faleminderit zotit që më ka dhënë vulën e pashait”- tha Mandi Nishtulla në emisionin “D-Night”.

Ndër të tjera, këngëtari zbuloi për herë të parë lidhjen e tij me Florianin, artistin shqiptar që ka kënduar hitin “Ngjyra e kuqe”, me Adrian Gaxhën. Floriani është daja i djalit të Mandit të Nishtullës. “Daja i djalit tim Jasinit është Florjani që ka kënduar ‘Ngjyra e kuqe shumë i ngjan”- zbuloi Mandi në emisionin e drejtuar nga Dajana Shabani në RTV Ora.

You may also like