Manchester United mposhtet thellë nga Liverpooli

by admin
Spread the love

Liverpool ka shënuar fitore të thellë ndaj rivalit të përbetuar, Manchester United në “Old Trafford”.

Vetëm pas pesë minutave lojë, Naby Keita pranoi një top të shkëlqyer nga Mohamed Salah dhe kaloi Liverpoolin në epërsi (5′).

Një harkim të ulët në zonë të Trent Alexander-Arnold e priti Diogo Jota për ta dyfishuar epërsinë e skuadrës mysafire (13’).

Për golin e tretë, u përkujdes Salah që shënoi nga afërsia pas një asistimi të Keitas (38′).

Por, anësori egjiptian nuk u ndal me kaq. Në minutat shtesë të gjysmës së parë realizoi edhe golin e dytë personal, pasi pranoi një top nga Jota dhe goditja ishte  thjeshtë që u ndal në rrjetë.

Në 45 minutat e dytë, Liverpooli sërish ishte i furishëm, derisa Salah realizoi het-trikun e tij në minutën e 50-të.

Pas vetëm dy minutash, Djajtë e Kuq arritën të tundin rrjetën e mysafirëve me anë të Cristiano Ronaldos, por që ajo u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Gjërat më pas për Manchester Unitedin u përkeqësuan, pasi Paul Pogba u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 60-të për ndërhyrje të palejuar.

Djelmoshat e Jurgen Kloppit kishin mundësinë që të shënonin edhe gola të tjerë, mirëpo nuk arritën t’i konkretizonin ato.

Pas javës së nëntë, Liverpooli është në vendin e dytë me 21 pikë, një më pak se lideri Chelsea, ndërsa Manchester Unitedi është në të shtatin me 14 sosh.

Në xhiron e dhjetë, The Reds do të takohen me Brightonin, ndërsa Djajtë e Kuq do të kenë punë me Tottenhamin.

You may also like