Manchester United mbulon në ar Bruno Fernandes, i ofron pagën faraonike

by admin
Spread the love

Bruno Fernandes është shumë pranë rinovimit të kontratës me Manchester United. Sipas asaj që raporton Sky Sports, klubi dhe lojtari kanë gjetur marrëveshjen për të rinovuar kontratën me 27-vjeçarin.

Kështu synimi i klubit është që ta ketë në Mançester lojtarin të paktën deri në vitin 2027. Ajo që mund ta bindë më shumë lojtarin është edhe dyfishimi i pagës që United po planifikonë t’i ofrojë mesfushorit.

Aktualisht Fernandes përfiton 240 mijë paund në javë. 27-vjeçari në këtë sezon ka grumbulluar 37 paraqitje me United duke shënuar 9 gola, si dhe duke asistuar 14 herë për shokët e tij të skuadrës. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook

You may also like