Manchester United i vë çmim, por askush s’e do kapitenin

by admin
Spread the love

E ardhmja e kapitenit të Manchester United vazhdon të jetë në udhëkryq.

Harry Maguire e ka humbur vendin e titullarit kohë më parë dhe ka pasur zëra që e shohim larg “Old Trafford”. Gjithsesi pretendimet financiare të “Djajve të Kuq” e vështirësojnë këtë mundësi.

Sipas “Manchester Evening News”, drejtuesit e Man. United i kanë vendosur një çmim prej 50 milionë stërlinash (rreth 58 milionë euro me kursin aktual të këmbimit) mbrojtësit.

Një shumë që asnjë ekip, për momentin, nuk do të ishte i gatshëm ta paguante. Man. United shpenzoi më shumë se 87 milionë euro për Maguire dhe nuk është i gatshëm ta lërë të largohet pa fituar gjysmën e kësaj shume./ Shqip


Top Channel

You may also like