Manchester City kthehet te fitorja – Shqip

by admin
Spread the love

Sukses edhe për Chelsea përballë Crystal Palace

Manchester City është rikthyer te fitorja edhe pse nuk e pati të lehtë në fushën e Everton. Ekipi kampion në fuqi i Premier League triumfoi 3-1 me përmbysje të mërkurën në mbrëmje.

Skuadra e Pep Guardiola pësoi gol dhe më pas reagoi në pjesën e dytë. Foden, Alvarez dhe Bernardo Silva ishin shënuesit për Manchester City që është ngjitur në vendin e katërt dhe ka ende 1 ndeshje të prapambetur.

Fitore edhe për Chelsea në javën e 19 të kampionatit. Ndeshja ndaj Crystal Palace u mbyll me rezultatin 2-1 për Blutë e Londrës që qëndrojnë në mesin e renditjes. Armando Broja u aktivizua si zëvendësues në minutën e 71’, por pa arritur të shënojë. Brentford i Thomas Strakoshës u mund 4-1 Wolverhampton.

Kjo është humbja e katërt radhazi në Premier League, ndërsa portieri shqiptar qëndroi në stol. Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit për javën e 19, Brighton – Tottenham dhe Arsenal – West Ham.

Tv Klan

You may also like