Mana bën “Kalin e Trojës”, do te Napoli 5 objektiva bardhezi

by admin
Spread the love

Mes Juventusit dhe Napolit duket se ka nisur një karruzel i rrezikshëm, i cili do të ofrojë përplasje të mëdha, sidomos në merkaton e verës. Kristiano Xhuntoli, deri në sezonin e kaluar punonte dhe arriti të rikthente titullin kampion pas 33 vitesh në Napoli, si arkitekt i një skuadre të bërë me goditje fantastike ndër vite, por verën e kaluar vendosi që të zbarkojë te Juventusi…

Ndërkohë, Xhovani Mana, njeriu që Juventusi investoi fort, duke e ngritur në detyrë nga skuadra U-23 bardhezi, në shef të vëzhguesve dhe krah i djathtë i Xhuntolit, ky përgatitet që sezonin e ardhshëm te ketë pushtet të plotë te Napoli, pasi Aurelio De Laurentis e ka bindur që të marrë rolin e drejtorit sportiv.

Por ajo çfarë ka shkundur Juven në ditët e fundit është fakti se ende pa mbyllur kontratën e tij me “Zonjën e Vjetër”, Xhovani Mana, ka vendosur që të bëjë “Kalin e Trojes” në Torino dhe të nisë bisedimet në prapaskenë për të sjellë të paktën 5 objektiva të përbashkët që kanë klubet, te Napoli i tij.

Emri i parë është ëndrra e madhe e mesfushës së Juventusit, Teun Kopmainers, me holandezin e Atalantës që ishte shumë pranë Napolit 2 vite më parë. Por Mana do provojë që ta bëjë Kopmainersin nga blerjen e madhe të Juves, në atë të Napolit, me një ofertë që mund të prekë 50 milionët. Emri i dytë është ai i fantazistit të Udinezes, Lazar Samarxhic, i cili nuk do të qëndrojë më në Friuli, pasi kërkon që të bëjë hapin e madh të karrierës, duke shkuar në një ekip që lufton për titullin e Serisë A.

Së treti Guido Rodrigez, lojtar i pikasur nga Xhuntoli, pasi mesfushori 30-vjeçar i Sevijes është për më tepër në skadencë kontrate dhe mund të zbarkojë me parametër zero. Emri i katërt është sërish një emër i ndjekur gjatë nga Juvja, Habib Diarra, 20- vjeçar dhe pjesë e Strasburgut në Francë, ndonëse në shtetin transalpin Xhuntoli ka shumë lidhje të forta dhe ky duket tepër i vështirë, por jo i pamundur.

Dhe në fund, ai që mendohet si krahu i djathtë i Vitor Osimhenit, ose i Vlahoviçit, Xhonatan David. Kanadezi i Lilës ka pasur kontakte të shpeshta me Manën, me urdhër të Xhuntolit kuptohet, por drejtori i ardhshëm sportiv i Napolit i ka propozuar të njëjtën ofertë që i ka bërë Juvja, 3 milionë euro neto në sezon për 4 vite dhe duket se Dejvis tashmë është më pranë Napolit sesa bardhezinjve. Shkurt, lufta mes nxënësit Mana dhe profesorit Xhuntoli ka nisur..

PANORAMASPORT.AL

You may also like