Man Utd triumfon ndaj Tottenhamit, Ronaldo shkëlqen me hat-trik

by admin
Spread the love

Manchester Unitedi ka fituar me rezultat të ngushtë 3-2 ndaj Tottenham Hotspur në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 29-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq kanë arritur t’i kthehen fitores dhe të fitojnë derbin e luftuar ndaj Spurs, të zhvilluar në stadiumin Old Trafford, nën regjinë e yllit portugez, Cristiano Ronaldo.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por me vendasit më konkret, pasi arritën të shënojnë dy gola, kundrejt një të mysafirëve.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 12-të dhe ishte Ronaldo, i cili shënoi një supergol nga distanca për epërsinë 1-0.

Spurs arritën të kthehen në lojë në minutën e 35-të me anë të Harry Kane që ishte i saktë nga pika e bardhë duke barazuar rezultatin në 1-1.

Megjithatë, ylli i Unitedit, Ronaldo u shfaq përsëri në aksion, duke gjetur edhe golin e dytë personal në minutën e 38-të dhe duke shënuar për 2-1 pas asistimit të Jadon Sanchos.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë përsëri lojë e barabartë, ku kësaj radhe të parët shënuan mysafirët, por vendasit përsëri gjeten golin për të marrë fitoren.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 72-të dhe ishte Harry Maguire, i cili shënoi autogol për barazimin 2-2 të Spurs.

Kur pritej që ndeshja të shkonte drejt barazimit, kështu nuk mendoi edhe Ronaldo, i cili arriti të kompletoj het-trikun duke shënuar me kokë në minutën e 81-të për 3-2 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Unitedi e sheh veten në pozitën e katërt me 50 pikë, ndërsa Tottenhami zë vendin e shtatë me 45 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Djajtë e Kuq e presin Leicester Cityn, ndërsa Spurs udhëtojnë te Brighton.

You may also like